Po vjen hiti i verës! Dafina Zeqiri bashkon forcat me Lyrical Son

Po vjen hiti i verës! Dafina Zeqiri bashkon forcat me Lyrical Son

July 31, 2021 0

Nga qyteti i Vushtrris, gjatë një koncerti mbrëmë, Dafina Zeqiri njoftoi fansat për bashkëpunimin me Lyrical Son.

“Projekti i radhës Dafina Zeqiri ft Lyrical Son. Bëhuni gati.”, është shprehur këngëtarja. Kujtojmë që Dafina pritet të sjellë dhe duetin me Arilena Arën, pjesë e albumit të kësaj të fundit.

Sa i përket reperit Lyrical Son, ai publikoi këngën e radhës me bashkëpunëtorin e tij, MC Kresha dy javë më parë. 

Gjithashtu Dafina dhe Arilena kanë paralajmëruar këngën e tyre më të re. Më herët, Arilena postoi një foto të saj, përkrah së cilës shkroi “Thirre…”, që mban një pjesë të titullit të këngës me Dafinën. Ndërsa kjo e fundit i ka komentuar Arilenës poshtë fotos: “Ma mirë shko…”.

 

revista.one/