“Policë për kokë”, del trajleri i filmit të ri shqiptar me Nik Xhelilajn dhe Olsi Bylykun

“Policë për kokë”, del trajleri i filmit të ri shqiptar me Nik Xhelilajn dhe Olsi Bylykun

December 7, 2022 0

“Policë për kokë” është filmi më i ri që sapo mbylli xhirimet në vendin tonë. Trajleri i filmit që do të dalë në kinema më 12 janar 2023 u shpërnda nga vetë aktori Xhelilaj në rrjetet sociale. Filmi aksion-komedi ka në fokus punën e dy detektivëve të cilët duhet të zbardhin grabitjen e një valixhe me një përmbajtje shumë delikate nga një grup mafioz. 

Aktorët kryesorë Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku të cilët luajnë rolet protagoniste Xhino dhe Maks, kanë treguar më herët detaje për filmin dhe karakteret që ata luajnë.

“Në skenar kishte një strukturë të mirë dramaturgjike dhe thash pse jo. Aldo më propozoi diçka tjetër, por isha unë të isha një nga protagonistët dhe nuk gabova se po ja kalojmë shumë mirë dhe ka një kimi me Olsin”, ka treguar aktori, Nik Xhelilaj. 

“Jam shumë i emocionuar. Ka presion të madh si rol. Jam në 80% të skenave. Korrik-gusht në xhirime. Emocion shumë i bukur. Puna bëhet më e lehtë kur ke stafin e duhur, regjizoren e duhur për të arrit një prodhim që ka munguar në Shqipëri. Mendoj se nuk është filmi i garave, por shpirtit. Të gjithë po japin maksimumin e vet. Mendoj se publiku do e përqafoje si film, pasi brenda 1 orë e 30 minutash do të jenë shumë situata që prekin publikun. Është një rol që quhet Xhino. Është shumë naiv si personazh. Polic rrugor prej 6 muajsh. Ndodh një rast për të kapur një grup kriminal dhe aty vjen Maksi”, thotë aktori, Olsi Byliku

Ky film e rikthen pas një kohe të gjatë në Shqipëri, aktorin e famshëm Nik Xhelilaj, që tashmë e ndan karrierën mes Turqisë dhe Gjermanisë.

“Mu krijua një hapësirë bosh dhe qëlloi shansi që nuk kisha angazhime të tjera. Nuk kam plan konkret, por do jem në Shqipëri të paktëm deri në fund të këtij viti”, tregonte Xhelilaj

 Filmi me metrazh të gjatë, me regji të Aldo Markut pritet që të transmetohet në kinema në 12 janar, ndërsa synon edhe platformat ndërkombëtare të kinematografisë.

“Filmi ka në qendër një çështje që ka të bëje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dy protagonistët kryesorë janë dy dedektivë, që mundohen të zgjedhin këtë çështje kaq të komplikuar. Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku, Xhino dhe Maksi, janë sa të ngjashëm për nga dëshira dhe motivimi për të zgjidhur këtë çështje, janë dhe të kundërt për  sa i përket karakterit. Përveç skenave të aksionit, dozat e komedisë do ti japin edhe diçka mjaft interesante filmit”, tregon producenti ekzekutiv i filmit, Luan Aliu.

Një valixhe me një përmbajtje shumë delikate, grabitet në mes të ditës nga një grup mafioz. Xhino dhe Maks, dy detektivë të caktuar në mënyrë rastësore të punojnë me njëri tjetrin, kanë shumë pak kohë të zbardhin të vërtetën e ngjarjes dhe të zbulojnë se kush është mafiozi që fshihet pas grabitjes, si dhe përmbajtjen sekrete të saj. Të dy do kalojnë një seri aventurash dhe zbulimesh, ku ndërthuren mafia, pushteti dhe korrupsioni

Përveç Nik Xhelilajt dhe Olsi Bylykut kasti iaktorëve përfshin emrat më të mirë të kinemasë shqiptare në botë dhe në vend, që nga Arben Bajraktaeraj ( i njohur më së shumti për rolin e tij si Marko nga Tropoja në filmin “Taken”),tek legjendari Alfred Trebicka, Emiljano Bufazi, Gert Ferra, Klodian Hoxha, Bujar Asqeriu, etj. Sara Kolamirikthehet në ekran si aktore, këtë herë në rolin e Minës, të dashurës coquette në Xhinos. Eva Murati gjithashtu shfaqet në trailer.

Personazhe të tjerë që marrin pjesë janë reperi Solo, Kampioni i Europës në Muay Thai, Ervis Bici, si dhe Besnik Tafallari, i njohur gjithashtu ndërkombëtarisht si sozia e aktorit Jason Statham.

revista.one/