Populli votoi Oltën, BBV nxjerr Kristin? Ja rezultati i publikimit të votave online

Populli votoi Oltën, BBV nxjerr Kristin? Ja rezultati i publikimit të votave online

March 10, 2023 0

Shumë polemika janë krijuar me noniminim e fundit, Armaldo-Olta-Kristi, në lidhje me banorin që duhej të eliminohej. Ishte Kristi ai që u eiliminua e që u rikthye përsëri me një biletë kthimi në shtëpi, por publiku prej ditësh e kundërshton këtë verdikt, me arsyen se këta nuk janë votat e tyre, për të cilat kanë shpenzuar para.

Ish-banori i “Big Brother 2”, Elton Tozaj, ka nisur një peticion për publikimin e votave nga ana e kompanisë celulare “Vodafone”. Ditën e sotme është publikuar vetëm një pjesë e votave, por edhe pse 30 mijë vota nuk janë bërë ende publike, në foton e publikuar shihet rezultati i thellë i mesazheve për eleminimin e Olta Gixharit e cila ka patur plot 83.637 vota. Më pas vjen Armaldo me 7.628 vota dhe së fundmi Kristi me 4.828 vota për eleminim.

“Në vetëm 2 orë peticion me mbi 2 mijë firma të mbledhura në kohë rekord, arritëm të nxjerrim një pjesë të vërtetës! Mungojnë akoma dhe 30 mijë mesazhe! Do dalin dhe ato deri në fund! Shifrat flasin vetë kush duhet të kishte dalë! Vazhdojmë firmosjen! Secili nga ne duhet të rimbursohet!”– ka shkruar ish banori në postimin e tij.

Nuk dihet se sa të vërteta janë votat që janë publikuar dhe nëse janë publikuar nga vetë “Vodafone”, por nuk do të ishte aspak çudi që një kompani e tillë, e cila ka bërë shkelje të panumërta, të bëjë bashkëpunim edhe me produksionin e “BBV”.