“Prapaskena” e ‘Kosheres’, aktorja filmon shoqen në tualet, ku mësonte tekstin

“Prapaskena” e ‘Kosheres’, aktorja filmon shoqen në tualet, ku mësonte tekstin

April 11, 2021 0

Jona Spahiu, drejtuesja e emisionit “Kosherja”, preferon që të praktikohet brenda në tualet, Kjo është një metodë e mirë për të memorizuar dhe për të hequr pasiguritë. “Sekretin” e ka nxjerre njëra prej aktoreve të “Kosheres”, Algiona Aga. Ajo ka publikuar një video të Jonës duke përsëritur një tekst me vete.

“Ky është vendi i çelësit të suksesit”, ka shkruar Algiona me te qeshur.

Pas një mungese të gjatë në ekran, Jona Spahiut ju besua drejtimi i spektalit më të ri të humorit “Kosherja”. Përkrah Bes Kallakut ajo ja ka dalë mbanë ta drejtojë më së miri. Ky format, për të ishte një eksperiencë krejtësisht e re.

Kujtojmë se para nisjes së spektaklit, Jona tregoi se ajo mori ofertën për moderim nga Altin Basha dhe se kjo gjë i erdhi papritur.

“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të përshtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”, u shpreh Jona gjatë një interviste. /revista.one/