Prapë ky Bregoviçi në Shqipëri?! Nuk u vret veshët kënga “Kallashnikov”, këtyre që e ftojnë!

Prapë ky Bregoviçi në Shqipëri?! Nuk u vret veshët kënga “Kallashnikov”, këtyre që e ftojnë!

August 4, 2021 0

Në edicionin e radhës të festivalit të birrës në Korçë është ftuar këngëtari Goran Bregoviç.

Kjo festë do të mbahet prej 18 deri më 22 gusht.

Faqja zyrtare e këtij festivali ka njoftuar se në këtë festë do të jetë edhe këngëtari serb Goran Bregovic, dhe prurjen e tij në Korçë e vlerësojnë si një mbrëmje kulminante.

Mendohet se ky festival do të ndiqet nga 100 mijë turistë dhe do të mbahet në Terminalin e Ri të Autobusëve, në hyrje të qytetit.

Bregovic vjen për herë të dytë në Shqipëri. Më parë është nderuar edhe si qytetar nderi duke i dhënë çelësin e qytetit të Tiranës nga Bashkia e Tiranës.

Po kush është Goran Bregoviç?

Çfarë përfaqëson ai për shqiptarët ?
Mjafton të kërkosh të dhënat e tij në internet dhe të shikosh sesi “ky këngëtar me famë botërore” ishte miku i ngushtë i kriminelëve të përbetuar anti-shqiptar; Ratko Mlladiçit, Vojisllav Sheshelit, Zheljko Raznjatoviçit-Arkanit, në koncertet që ky dha për ta në kohën e luftës në Kroaci dhe Bosnje, në Vukovar, Pale, Banja Luka, Srebrenica etj. 
Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”, Juriiiis(Sulm)… Pucaaaaaj(Qëllo-zjarr)! 
Veçanërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj etj, këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë. Madje ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera.

A do ta këndoj Bregoviçi këngën “Kallashnikov” në Korçë? Turp! Dikush t’i thojë pronarit të Birrës Korça, se ai vetë mbase nuk e di CV shoviniste të këtij këngëtari.

A u mbauan këngëtarët, vajtën e gjetën Bregoviçin? Sa jeni në kohë, i thoni Jo! revista.one/