Prezantohet konkurrentja e dytë e Për’puthen, pëlqen shpejtësinë dhe egërsinë

Prezantohet konkurrentja e dytë e Për’puthen, pëlqen shpejtësinë dhe egërsinë

September 7, 2021 0

Pas prezantimit të grupit të parë të djemve, ditën e sotme u njohëm me pjesën tjetër të konkurrentëve të “Përputhen”. Ditën e sotme u bënë pjesë e emisionit 9 djem dhe një vajzë.

Vajza e dytë që ju bashkua panelit të “Përputhen”, quhet Arilda Nezha. Ajo është 25 vjeçe me origjinë nga Peshkopia dhe jeton në Durrës. Arilda është e punësuar në një kompani private.

Arilda ngjan shumë nga sjellja me ish-konkurrenten Shqipe Hysenaj, megjithatë nuk i pëlqen ta krahasojnë me të. Arilda kërkoi që shkurt ta thrrasin Tola. Gjatë materialit prezantues ajo u shfaq me një motor dhe deklaroi se i pëlqen shpejtësia. Mbi preferencat për djemtë, Arilda u shpreh se vlerëson meshkujt që kanë tipare të egra.

Kjo nuk u prit mirë nga djemtë. Argjendi i tha troç se nuk e pëlqen për shkak të mungesës së butësisë.

Ndër djemtë e parë që u prezantua ditën e sotme, ishte Bashkim Saiti 23 vjeç vjen nga Mitrovica dhe jeton në New Jersey. Aktualisht punon si security.

Azem Halimi është një tjetër konkurrent që është pranuar të jetë pjesë e “PërPuthen”. Është 24-vjeç me origjinë nga Presheva, por jeton në Gjermani.

Redion Kastrati është djali me moshën më të madhe që bëhet pjesë e këtij sezoni të tretë. Ai është 35 vjeç ka lindur dhe jeton në Fier. Aktualisht ushtron profesionin si trajner personal.

Taulant Murataj  ka lindur dhe jeton në Tiranë. Ai është 26 vjeç dhe ushtron dy profesione atë të berberit dhe si trajner persona;.

Albi Dhima është një tjetër konkurrent. Ai është 28 vjeç ka lindur në Fier dhe jeton në Tiranë. Aktualisht punon si menaxher.

Eklajd Zguri ka lindur në Mat dhe jeton në Tiranë. Është 27 vjeç dhe aktualisht punon si menaxher.

Aleksandër Karaevski është 25 vjeç dhe vjen nga Shkupi, por jeton në Tiranë.  Aktualisht punon në biznesin e tij.

Nikoll Sherri  është 30 vjeç dhe vjen nga Mirdita, por jeton në Tiranë. Profesioni i tij është si trajner personal.

revista.one/