Prezantuesja konfirmon lidhjen me ish-partnerin e Fjolla Morinës, Fisnikun?

Prezantuesja konfirmon lidhjen me ish-partnerin e Fjolla Morinës, Fisnikun?

July 23, 2022 0

Biznesmeni nga Kosova Fisnik Syla ka nisur romancë me prezantuesen shqiptare, Ester Bylyku, raporton Prive. Në sinkron me prezantusen nga Shqipëria Ester Bylyku, Fisniku pati publikuar postime në Instagram që ndërlidhen me ato të Bylykut.

Kështu ngjalli dyshime sekuenca me këngën “A t’ka marrë malli” e reperit Stresi.

Fisniku ka pyetur: “Tiranase, a të ka marr malli me më pa?”.

Replika ka qenë e shpejtë nga Esteri. Me lokacion Belgjikën, ku qëndron biznesmeni, ajo ka thënë se “po vjen shpejt”.

E duket se Esteri i ka hequr dilemat. E pyetur nga ndjekësit ajo e ka pranuar lidhjen. Mes tjerash për ta konfirmuar atë, përgjigjen e ka shoqëruar me foto ku qartazi vërehet Fisniku.

Kujtojmë se Fisnik Syla ishte në një romancë me këngëtaren Fjolla Morina, të cilës i propozoi martesë gjatë pushimeve në Maldive. Çifti u divorcua papritur pas daljes nga burgu të Fjolla Morinës.

revista.one/