Princ Mile në pranga, çohet në polici djali i “Për’puthen” (video)
May 1, 2021Prinv Mike shoqërohet në polici me pranga në duar. Mbrëmjen e djeshme është publikuar një video në të cilën shfaqet ndalimi i Princit. Video ka autorësinë “VIP-at e Bllokut”.
Nuk dihet ende se përse konkurrenti i “Për’puthen” ka përfunduar në pranga.
Nuk ka informacion zyrtar për arsyen e ndalimit, por mendohet të ketë lidhje me zënkat brenda e emisionit “Për’puthen”. Jasmina Kadriu, pikërisht mbrëmjen e djeshme doli nga programi bashkë me konkurrentin Andi Artani. Ata vendosën për të vazhduar njohjen e tyre jashtë programit.
Këto hipoteza vijnë për shkak të zënkave dhe kërcënimeve që kanë ndodhur midis konkurrentëve në emision.
Princ Mile dhe Jasmina kanë zhvilluar një takim së bashku dhe pas asaj njohje vetëm se kanë replikuar. Dukej qartë se marrëdhënia midis Jasmina Kadriut dhe Princ Miles ishte thyer. Por përsëri Princi ka vazhduar grindjet në program. Gjithashtu, konkurrenti Princ Mile ka bërë edhe diss për Andi Artanin, në mënyrë që t’i fitonte zemrën Jasminës.
Së fundmi, në “Për’puthen” është vënë re edhe sjellja e Princ Mile, e cila ka nxjerre nga vetja konkurrentin Andi Artani, duke i përmendur këtij të fundit Pashaportën Amerikane.
revosta.one/