Rita Ora shfaqet në një moment intim me regjisorin Taika Waititi

Rita Ora shfaqet në një moment intim me regjisorin Taika Waititi

May 1, 2021 0

Rita Ora po vazhdon të shoqërohet me regjisorin Taika Waititi mes thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie.

Ylli i muzikës pop, 30 vjeçare, dhe regjisori i “Thor”, i lindur në Zelandën e Re, 45 vjeç, u panë komod të premten në mbrëmje teksa ndoqën premierën e RuPaul’s Drag Race Down Undernë Shtëpinë e Operës të Sidneit.

Sipas Daily Mail Australia çifti iu shmang tapetit të kuq në një përpjekje për të ndaluar fotografimin së bashku.

Ndërsa prisnin fillimin e eventit, Rita dhe Taika biseduan nga afër duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit. Ndërsa këngëtarja dukej të ketë vënë dorën në shpatullën e Waititi.

Më vonë, artistja dhe aktori u larguan me vrap nga vendet e tyre. Rita do të përshëndeste fansat, para se skenaristi ta ndiqte nga një derë anësore.

Jashtë, Taika vuri dorën në kurriz të Orës dhe të dy po qëndronin krah për krah me njëri-tjetrin.

Taika u largua për pak kohë për të marrë një telefonatë, ndërsa krijuesja e “Anywhere” priti para se çifti të largoheshin së bashku.

Rita mori vëmendje me stilin e veçantë, me një triko të tejdukshme e pantallona të bardhë.

Biondja gjithashtu mbante një xhaketë leopardi dhe pamjen e kompletoi me një model atraktiv flokësh.

Taika u shfaq elegant në një kostum blu të errët.

Sipas The Sun, Rita dhe Taika nuk e kanë fshehur se janë së bashku dhe gjërat mund të bëhen serioze.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbajtën gjërat private. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, tha një burim.

revista.one/