“Princi i Reggaeton”, vjen në Kosovë, do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival”
June 29, 2022José Álvaro Osorio Balvín, i njohur me emrin e artit si J Balvin, është një këngëtar kolumbian, i cilësuar edhe si “Princi i Reggaeton”. Ai është një nga artistët më të shitur të muzikës latine me shitje prej më shumë se 35 milionë disqe në mbarë botën.
Në vitin 2020 ai bashkëpunoi me Dua Lipën për këngën ‘One Day’ një nga hitet më të mëdha të asaj vere që sot numëron 300 milionë klikime.
‘Sunny Hill’, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit do mbahet edhe në Prishtinë në datat 4, 5,6 dhe 7 gusht, edhe në Tiranë. Një edicion i veçantë me një line-up do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Gjithashtu bëhet e ditur se përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion do të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror të cilët do marrin pjesë.
-Cilët kanë qenë artistët ndërkombëtarë që kanë performuar në dy vitet e para të Festivalit?
Dua Lipa ia ka dalë të sjellë në Prishtinë disa prej emrave më në zë në botë, ku sigurisht fronin e mban Miley Cyrus. Ylli amerikan ndezi Prishtinën për disa minuta në 2019. “Ndihem e nderuar që jam në Sunny Hill Festival dhe festoj me mikeshën time, Dua Lipën,”– shkroi Miley në rrjetet sociale ku ndiqet nga disa qindra miliona njerëz, teksa ajo dhuroi 25,000 euro për ndërtimin e një akademie muzikore në Prishtinë.
Në listë nuk mund të mos përmendim dy DJ: Martin Garrix(2018) dhe Calvin Harris(2019). Dy artistët kanë bashkëpunuar të dy me Duan dhe nuk mund t’i thoshin “Jo” asaj. Jemi mësuar t’i shohim të mbushin stadiume, të ngjiten në skenën e Grammy, etj., por Garrix dhe Calvin i falën dy super performnca, energji dhe vëmendje Festivalit.
Pjesë e Festivalit kanë qenë edhe artistët me origjinë shqiptare si Gashi, Njomza apo Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Ariyan Arslani. Deri tani dy mungesa që kanë marrë vëmendje ka qenë Rita Ora dhe Bebe Rexha. revista.one/