Vajza nga Shkodra shpallet fituese e konkursit “Gjeniu i Vogël”, moderatorja përlotet

Vajza nga Shkodra shpallet fituese e konkursit “Gjeniu i Vogël”, moderatorja përlotet

June 29, 2022 0

Gjeniu i Vogël 8 uli mbrëmjen e djeshme siparin e tij në ekranin e Vizion Plus. Pas 16 javësh rrugëtim plot garë e emocion, me 36 konkurrentë njëri më i mirë se tjetri, natë pas nate, më në fund mbërritëm tek fituesi i këtij edicioni dhe ajo ishte Ea Zoga. Vogëlushja shkodrane me një background familjar artistik, spikati që në prezantimin e saj të parë në këtë edicion, për zërin e saj dhe prezantimin e veçantë skenik. Ajo ia doli që në çdo episod të këtij edicioni të merrte vlerësimet më të mira nga juria por jo vetëm. Me qindra kanë qënë mesazhet e mbështetjes për të edhe në rrjetet sociale, këtë e tregoi edhe fakti ku mbrëmjen e djeshme vërshuan në rrjet komentet dhe vlerësimet edhe nga emra të njohur të muzikës dhe artit shqiptar.

Mbrëmja e djeshme u zhvillua në tre raunde, ku 12 finalistët e këtij edicioni u përballën fillimisht në 6 sfida, nga ku fitues dolën, Ea Zoga, Françeska Kasa, Anja Myrtaj, Nikol Çabeli, Rei Bardhollari, Marinela Mançellari. Theksojmë këtu faktin që sfida e fundit e raundit të parë, mes Marinelës dhe Irsa Haxhillarit kaloi në balotazh, dhe të dyja vajzat iu rikthyen një përballjeje të dytë nga ku juria kaloi më tej Marinelën.

Në tre sfidat e radhës, pas shortit të hedhur, dolën fitues Ea Zoga, Françeska Kasa dhe Anja Myrtaj. Një treshe e cila do të garonte në raundin e tretë për të nxjerrë më të mirën mes tyre. Dhe me vendimin unanim të jurisë Ea Zoga u shpall fituese.

Në prezantimin e finales së Gjeniu i Vogël 8, ka qënë vetë moderatorja e para e cila nuk i përmbajti dot lot teksa bënte një rezyme të gjithçkaje kishte ndodhur në 16 javë rrugëtim. Mjaft e lidhur dhe e afeksionuar pas fëmijëve, duket se ndarja me ta nuk do ishte aspak e lehtë për moderatoren që shkëlqeu së bashku më ta në këtë edicion të Gjeniu i Vogël.

“Mezi pres të fillojë kjo natë e të ndjek me radhë sfidat, por mundt ’iu them se jam që tani shumë e emocinuar dhe më duhet t’iu them se do të më marrë shumë malli për ju…” , kanë qënë këto fjalët e Jonida Vokshit në hapje të spektaklit të cilat kanë përlotur më pas moderatoren e njohur. revista.one/