Pritej prej vitesh, dy nga shqiptaret me famë botërore bëjnë një duet

Pritej prej vitesh, dy nga shqiptaret me famë botërore bëjnë një duet

August 11, 2022 0

Po vijnë me një duet: Rita Ora dhe Ava Max. Sipas ‘The Sun’, Rita është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me Avën. “Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe Noah Cyrus”, tha burimi.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi mori famë nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”. Këngëtarja me origjinë nga Saranda ka një album të publikuar në tregun ndërkombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”, teksa Rita Ora ka dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”. 

Bebe Rexha para disa vitesh shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore. Ndonëse dëshira nga shqiptarët ishte e madhe, kjo gjë nuk ndodhi dhe shkak duket se u bë armiqësia që vazhdon prej pak vitesh mes Duas dhe Ritës. Bebe ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet ky bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve të tjera.

“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë”, është shprehur Bebe në një intervistë për The Sun.

revista.one/