“Pritjes i erdhi fundi…!”, motra e Luizit mbërrin në Tiranë! Ç’ndodhi me faqen në Instagram?

“Pritjes i erdhi fundi…!”, motra e Luizit mbërrin në Tiranë! Ç’ndodhi me faqen në Instagram?

April 10, 2023 0

Motra e protagonistit kryesor të Big Brother Vip, Ina Ejlli e cila momentalisht ka marrë nën administrim llogaritë e rrjeteve sociale të të vëllait ka mbërritur në Tiranë sot.

Luizi është një nga banorët e pakët që ka më shumë se 100 ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe ndër të paktët që është surprizuar nga familjarët.

Motra e Luiz Ellit, e cila prej vitesh jeton në SHBA është tashmë është mjaft e njohur për publikun, sepse instagrami i Luizit tashmë mban emrin e  saj. Ina ka mbërritur në Tiranë dhe ardhja e saj lind dyshime se ajo mund të jetë surpriza e rradhës për Luizin, mbase nesër mbrëma.

“Pritjes i erdhi fundi”, shkruan Ina Ejlli në profilin e saj, ku më pas ka zbuluar se ka vizituar vendlindjen, Shkodrën.

Para pak javësh Luizi u surprizua me ardhjen e kunatit të tij, bashkëshortin e Inës dhe më parë ka marrë një video nga motra dhe mbesat e tij.

Kujtojmë se motra e Luizit ka folur edhe për të dashurën e Luizit, Kiarën me të cilën u lidhën gjatë qëndrimit në BBV.

Ajo ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe ju duket shumë ndryshe nga çfarë kanë parë nga ekrani. Gjithashtu me një përgjigje shumë diplomatike, Ina tregoi se ata e shohin Kiaren, njësoj siç e sheh Luizin.

revista.one/