“Pse e ke hequr unazën?” Kiara i kërkon llogari publikisht Luiz Ejllit (VIDEO)

“Pse e ke hequr unazën?” Kiara i kërkon llogari publikisht Luiz Ejllit (VIDEO)

July 12, 2023 0

Ish-banori dhe fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, feston sot 38-vjetorin e tij të lindjes.

Ka qenë partnerja e tij, Kiara, që i ka përgatitur një surprizë romantike në mesnatë, ndërsa vetë Luizi e falenderoi publikisht duke i shkruar krahas video me trëndafila të kuq: “Faleminderit që ekziston”.

Ata e kanë pritur të dy ditëlindjen dhe kanë shijuar mbrëmjen së bashku, ndërsa Kiara ka nisur t’i kërkojë “llogari” për pyetjet që ndjekësit i bënin në Twitter.

Njëra nga këto pyetje që e vuri në siklet Luizin, ishte se “pse nuk e mbante unazën e martesës në gisht”?

Ja si përgjigjet Luizi pas insistimit të Kiarës, ndiqni videon:

Dikush e ka pyetur Kiarën si ia ka vendosur emrin Luizi në telefon, ndërsa ajo i tregon: “Korba”.

Ndërsa Luizi mes të qeshurash, tregon historinë që fshihet pas këtij emri.

revista.one/