“Pse i bëre follow të dashurës time në Tik Tok?”, burri i martuar dhe i biri e sulmojnë me thikë

“Pse i bëre follow të dashurës time në Tik Tok?”, burri i martuar dhe i biri e sulmojnë me thikë

April 21, 2021 0

Një djalë u godit me thikë së bashku me shokun e tij nga një burrë që e njihte si fytyrë. Kur ai shkoi i plagosur në spital së bashku me shokun e tij dëshmia e tyre i ka shtangur mjekët.

Njjë burrë i martuar në moshë të madhe dhe djali i tij, janë personat që dyshohet se i sulmuam. Ata kanë lënë tavolinën ku po konsumonin birra dhe kanë kërkuar të sqarojnë një incident që, sipas tyre buronte nga platforma tik tok.

Burri në moshë kërkonte të hidhte dritë ishte se përse shtetasi L. B i kishte shkruar në tik tok të dashurës së tij. Ai madje nuk është kursyer as nga prania e të birit, pasi ka parë pamjet indiferente të të riut që ka ngritur supet, duke deklaruar “unë s’kam fare tik tok”.

Sipas dëshmisë të dhënë në polici nga dy të dëmtuarit L. B dhe shoku i tij E. K, ata shkuan për kafe në një lokal.

“Në kafe ishte dhe shtetasi G. B, me një burrë të vjetër në moshë dhe me një djalë të ri. Më thërritën dhe u afrova, i thashë atij që më thirri, s’po të njoh dhe kur ai m’u prezantua më tha – më ke komentuar në tik tok të dashurën time”.

I riu i është përgjigjur menjëherë – nuk kam fare tik tok.

Në këto çaste, G. B. mori të dashurën në telefon, kështu m’u duk dhe foli me kamera me të. E pyeti a ke folur ndonjëherë me këtë person? Ajo i tha nuk e njoh dhe nuk kam folur asnjëherë me këtë person.

Pas këtij sqarimi online, kallëzuesi shton se shtetasi në fjalë i kërkoi falje dhe se më pas, përfundoi kafen dhe u çua nga tavolina.

“Isha në rrugën “Haxhi Hysendalliu së bashku me E. K., i cili ndërkohë ishte jashtë duke folur në telefon. Aty pashë se si shtetasi G. B së bashku me pesë persona të tjerë ku njëri ndër ta ishte i biri S. B kishin thika në duar. Ai që erdhi drejt meje ishte G. B dhe më gjuajti me thikë”.

Në vendngjarje ka ndërhyrë shoku i tij, E. të cilin po ashtu e kanë goditur me thikë.

F. Q tregon se i dëgjoi klientët të flisnin për tik tokun dhe se burri në moshë i kërkoi llogari të riut së pari se përse e kishte bërë follow të dashurës së tij dhe mandej se përse e kishte komentuar të dashurën në fjalë.

Policia i ka gjetur dhe i ka arrestuar të dy babë e bir. I riu i befasuar për shkaqet e sherrit të të atit, ka pohuar vetëm kaq “do flas në një moment tjetër”. /revista.one/

Burri, i cili e bëri sherrin për të dashurën mësohet të ketë thënë se kishte qenë i dehur.