Pse u hoqën disa skena nga filmi “5 Herë Jo”?
December 25, 2023Filmi “5 Herë jo” pati premierën absolute më 12 dhjetor në Shqipëri. Projekti, me protagonistë kryesorë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, ndërsa kasti i aktorëve kanë qenë tashmë në disa vende për të prezantuar punën e tyre dhe gjithë atë që u bë për muaj me radhë.
Së fundmi, Donaldi ka ndarë disa pjesë nga prapaskenat e filmit, për të cilat thotë se janë larguar nga filmi. “Skena që është heq nga filmi”, u shpreh ai.
Në një pjesë tjetër ndërkohë shihet prezantuesi duke bërë një vallëzim me Borën nën tingujt e këngës së Semi Jaupajt.
“Semi Jaupaj është tek kjo skenë që është heq dhe unë dua që ju ta shikoni sepse është shumë e bukur. Po si?”, tha mes tjerash ai.
Në premierë mes tjerash, Veshaj i bëri një propozim të dashurës së tij,gjë për të cilën u befasua dhe nuk e priste fare.
revista.one/