Pse u hoqën disa skena nga filmi “5 Herë Jo”?

Pse u hoqën disa skena nga filmi “5 Herë Jo”?

December 25, 2023 0

Filmi “5 Herë jo” pati premierën absolute më 12 dhjetor në Shqipëri. Projekti, me protagonistë kryesorë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, ndërsa kasti i aktorëve kanë qenë tashmë në disa vende për të prezantuar punën e tyre dhe gjithë atë që u bë për muaj me radhë.

Së fundmi, Donaldi ka ndarë disa pjesë nga prapaskenat e filmit, për të cilat thotë se janë larguar nga filmi. “Skena që është heq nga filmi”, u shpreh ai.

Në një pjesë tjetër ndërkohë shihet prezantuesi duke bërë një vallëzim me Borën nën tingujt e këngës së Semi Jaupajt.

“Semi Jaupaj është tek kjo skenë që është heq dhe unë dua që ju ta shikoni sepse është shumë e bukur. Po si?”, tha mes tjerash ai.

Në premierë mes tjerash, Veshaj i bëri një propozim të dashurës së tij,gjë për të cilën u befasua dhe nuk e priste fare.

revista.one/