Pse u nda nga Romeo? Jonida flet për herë të parë

Pse u nda nga Romeo? Jonida flet për herë të parë

February 27, 2021 0

Këngëtarja dhe prezantuesja Jonida Maliqi ishte mbrëmë protagoniste në Prive.Ajo foli për të parën herë pas raportimeve për ndarje nga Romeo Veshaj.Jonida i tha të gjithae madje pati edhe një mesazh për çiftin e ri, pas zyrtarizimit të lidhjes së Romeos me Aleksia Peleshin.

Në intervistën për “Prive” ajo është shprehur se jetoi një histori të bukur dashurie me Romeon, por gjithçka u zbeh me kalimin e kohës.“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithcka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deridiku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhenie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie”, tha Jonida.

Ajo konfirmoi se është ndarë miqësisht me Romeon dhe se vazhdon ende të komunikojë herë pas here me të. Ndërsa sa i përket lidhjes së tij me Aleksian ajo tha vetëm pak fjalë:

“I uroj jetë të lumtur çiftit!”