“Pse viktimizohesh me sëmundjen?”, Kiara sulmon Nitën pas debatit me Luizin

“Pse viktimizohesh me sëmundjen?”, Kiara sulmon Nitën pas debatit me Luizin

April 10, 2023 0

Këngëtarja Nita Latifi edhe pse është një nga banoret që ka shumë kohë në shtëpi, gjithmonë është dalluar për qëndrueshmërinë e saj në lojë.

Këngëtarja e cila deri para daljes së Kiarës kishte marrëdhënie të mira me çiftin Luiz dhe Kiara, duket se ka ndryshuar mendim për të dy banorët.

Gjatë prime-t të shkuar, Nita debatoi ashpër me Luizin, pasi ky i fundit u shpreh se nuk e nominon për shkak të sëmundjes së saj, Nita u shpreh se ndihej  e ofenduar nga kjo deklaratë e Luizit.

Deklarata e risjellë në prime nxiti një diskutimin mes dy banorëve.Luizi i tha se ishte vetë ajo që e pyeti përse nuk e nominon, ndaj dha përgjigjen e tij.

Por ditën e sotme ata kanë diskutuar përsëri, sipas Nitës Luizi e përdor këtë gjë për qëllimet e lojës së tij. Më pas Kiara i është drejtuar Nitës duke i thënë se po viktimizohet duke përdorur këtë situatë.

“Pse viktimizohesh tani me sëmundjen? Pse përdor emrin tim në një moment që s’kisha lidhje fare”, i tha Kiara.

“Nëse e thua këtë turp të të vij”, iu kthye Nita.

“Turp të të vij ty që e kalon kështu tani”, i tha ajo më pas.

Kujtojmë se këngëtarja ka deklaruar muaj më parë gjatë qëndrimit në shtëpi se ka kaluar betejën me kancerin e gjirit, Nita kishte ndjerë disa shqetësime dhe iu nënshtrua disa analizave, përgjigjet e të cilave treguan se ishte në gjendje të qëndrueshme.

Në spektaklin e 24 janarit, ajo falenderoi banorët për kujdesin dhe i kërkoi falje nëse i ka shkaktuar stres. Sa i përket atyre që thonë se nuk e shohin si lojtare, u shpreh se nuk donte as penalizim apo favorizim.

revista.one/