Puthje false? Mikela rikujton çastet romatike me ish-konkurrentin e Për’puthen: Një moment që e ndjemë dhe…
July 9, 2022Mikela Pupa nuk heziton të flasë për momentet e tyre romatike.
Mikela rikujtoi puthjen e parë që i ka dhënë Erionit para kamerave, duke e cilësuar si diçka reale e të bukur por edhe ai një moment të sikletshëm .
“Puthja që është dhënë sepse ne ishim puthur dhe pas kamerave, ishte një moment që e ndjemë dhe e dhamë. Edhe pse tani gjërat mes meje dhe Erionit nuk janë edhe aq mirë, njerëzit më kthehen që e ke bërë për show. Është një momet shumë i sikletshëm kur e jep publikisht, por që është diçka shumë e bukur”,– u shpreh Mikela gjatë një diskutimi në “Shqipëria Live.”
Gjatë diskutimit ka ndërhyrë edhe një tjetër ish-konkurrent i një emisioni dashuri, Kristi Aliaj. Fronisti i “Love Story” shprehu se shumica e puthjeve që Mikela ka dhënë janë fake (fallco), duke pranuar publikisht se edhe ai e ka bërë diçka të tillë.
“Shumica e puthjeve që kam dhënë në show ose në tv ka qenë të gjitha fake. Jam i sigurt që shumica e puthjeve që ke dhënë edhe ti janë fake. Unë kam dhënë sepse e di shumë mirë se çfarë kërkon publiku”– tha ai.
Mikela dhe Erioni u ndanë pak muaj pas daljes nga Për’puthen.
revista.one/