(VIDEO) Erioni zgjedh famën dhe ndahet nga Mikela, ja kënga e re

(VIDEO) Erioni zgjedh famën dhe ndahet nga Mikela, ja kënga e re

July 9, 2022 0

Xhelozia e Mikelës ka shkaktuar probleme për këtë çift të dalë nga Për’puthen”, pikërisht kur Erioni vendosi të nisë karrierën e tij në muzikë.

Që në puntatën ku ata dolën si çift, djali nga Prizreni i dha sinjalet e para se do t’i hynte muzikës. Pas këngës për Mikelën, ai ka punuar në studio për të tjera produksione, që do t’i lançojë gjatë këtij sezoni. Por duket se fakti që ai do të ishte nëpër clube të ndryshme dhe një karrierë në ngjitje e ka ‘shqetësuar’ Mikelën, që ka tentuar disa herë ta parandalojë këtë hap të ri.

Por duket se Erioni ka qëndruar stoik në vendimin e tij, për të zgjedhur karrierën. Aktualisht ai po xhiron videoklipin e tij të dytë, duke shënuar kështu zyrtarisht hyrjen e tij në tregun muzikor.

Gjatë kohës që ishin ende në program, Erion Kuka prezantoi këngën “Dashni ‘Mikela”‘.

Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre.

Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social “Instagram”, kureshtja e ndjekësve të Mikelës ishte nëse ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan. “Po Erionin ku e ke, se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit?”, e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë. “Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë, është një përgjigje”, shkruan ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.

revista.one/