“Qesh mirë kush qesh i fundit”, Elsa Lila nxjerr foton e parë pas lirimit nga burgu
May 11, 2022Elsa Lila u arrestua pak kohë më parë në Itali për trafik narkotikësh. Rrjeti sigurisht foli gjatë për arrestimin e këngëtares, e gjykoi dhe vuri pas muri, siç pati dhe nga ata që dolën krah artistes.
Dje Elsa doli nga burgu dhe këtë e bëri me dije daja i saj, avokati Saimir Visha.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën,” – u shpreh ai një ditë më parë.
Ndërkohë në foton e shpërndarë, Elsa duke bërë gëzuar me një gotë verë në dorë krah Vishajt, ndërsa bashkangjitur fotos thuhet “qesh mirë kush qesh i fundit”.