Racizmi ndaj sportistëve, Lewis Hamilton dhe 11 pilotë të F1 bojkotojnë mediat sociale

Racizmi ndaj sportistëve, Lewis Hamilton dhe 11 pilotë të F1 bojkotojnë mediat sociale

May 1, 2021 0

Çmimi i Madh Portugez i kësaj fundjave mbeti në hije nga një protestë anti-raciste. 12 pilotë, të udhëhequr nga shtatë herë kampioni botëror Lewis Hamilton, u angazhuan për bojkotimin e mediave sociale në sport. Por organizatorët e F1 nuk pranuan ta bëjnë këtë.

Hamilton tha se ai nuk është i sigurt pse  F1 nuk është pjesë e iniciativës katërditore. Protesta fillimisht u mbështet nga klubet angleze të futbollit.  Iniciativa nxjerrë në pah abuzimin e mediave sociale ndaj lojtarëve.

Duka i Kembrixhit, presidenti i Federatës së Futbollit, u zotua për mbështetjen e tij për bojkotin të Premten. Protesta filloi në 3 pasdite dhe do të zgjasë deri të martën.

Organizata të panumërta, si në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj, janë bashkuar, edhe pse BBC nuk u rreshtua. Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, BBC tha se statuti dhe udhëzimet e saj editoriale e ndalojnë veprim të tillë. “Kemi politika të përcaktuara për t’u marrë me abuzimin në internet, korporata nuk mund të bashkohet me një fushatë lobimi pa marrë parasysh sa e denjë është kauza,” deklaroi BBC. “Kjo nuk do të thotë që BBC është neutrale për çështje të tilla si racizmi ose krimi i urrejtjes. Ato janë të neveritshme. ”

Formula 1 nuk pranoi të mbështeste fushatën edhe pse edhe ajo e kritikoi bojkotin në një deklaratë të shkurtër. “F1 është plotësisht e angazhuar për të luftuar çdo formë të diskriminimit, në internet ose ndryshe,” deklaroi F1.

“Ne mbështesim veprimet e Premier League dhe organeve të tjera sportive dhe atletëve. Duhet bërë më shumë për të çrrënjosur abuzimin në internet. Ne vazhdojmë të punojmë me të gjitha platformat dhe audiencat tona për të promovuar respekt dhe vlera pozitive dhe për t’i dhënë fund racizmit. “

Kontrasti ishte i plotë midis qëndrimit të F1 dhe atij të 12 pilotëve. Ata janë – Hamilton, Valtteri Bottas, Lando Norris, Daniel Ricciardo, George Russell, Nicholas Latifi, Max Verstappen, Charles Leclerc, Esteban Ocon, Pierre Gasly, Mick Schumacher dhe Nikita Mazepin . Kjo ndodhi edhe  vitin e kaluar. Sporti u kritikua për mungesën e një përgjigjeje të bashkuar, megjithëse drejtorët e skuadrave, përfshirë Toto Wolff të Mercedesit, ishin midis atyre që mbrojnë sportin nga racizmi..

Hamilton, i cili ishte kritik ndaj përgjigjes së F1 ndaj protestave vitin e kaluar, nuk ka gjasa të jetë i impresionuar nga ky qëndrim. Kampioni i botës postoi një deklaratë në Twitter të premten në mëngjes. “Një bojkot mund të mos e zgjidhë këtë çështje brenda natës, por ne duhet të bëjmë thirrje për ndryshim, kur është e nevojshme. Madje, edhe kur duket si një detyrë pothuajse e pamundur. Sporti ka fuqinë të na bashkojë. Le të mos e pranojmë abuzimin si pjesë të sportit, por përkundrazi, le të jemi ata që bëjnë ndryshimin për brezat e ardhshëm. “

Një numër menaxherësh futbolli folën në mbështetje të nismës. Jürgen Klopp i Liverpoolit e përshkroi atë si një “gjë shumë të rëndësishme për të bërë”. Ndërsa Steve Bruce i Newcastle argumentoi se “bota ishte një vend më i mirë pa mediat sociale”.

revista.one/