“Raportoni çdo njeri që…”, Arbana Osmani shpërthen në rrjetet sociale

“Raportoni çdo njeri që…”, Arbana Osmani shpërthen në rrjetet sociale

February 13, 2022 0

Moderatorja e Big Brother VIP, Arbana Osmani u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve të raportojnë çdo koment negative e ofendues, duke thënë se nuk duhet të tolerohen gjuhë të tilla urrejtjeje.

Ajo është shpehur gjithashtu se “cyberbullying” është plagë e shoqërisë shqiptare që ndikon në mënyrë indirekte tek të gjithë njerëzit e afërt.

“Gjuha e urrejties online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar.

Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality show”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nëser ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm.

Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejties, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj.”- është shprehur Arbana Osmani. revista.one/