Reagimi i Alma Bektashit pas lajmit të ndarjes nga bashkëshorti

Reagimi i Alma Bektashit pas lajmit të ndarjes nga bashkëshorti

June 28, 2021 0

Këngëtaja Alma Bektashi i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj Sokoli, pas 25 vitesh martesë dhe bëhet e ditur se ai ka krijuar një loddhje dashurie me një psikologe 20 vite më të re.

Alma ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private dhe kështu po vepron edhe pas lajmeve. Ajo ka reaguar duke postuar disa foto në Instagram ku shfaqet krah mikeshës së saj, Jonidës pas intervistës që ka dhënë në “Jonida’s room”.

Gjatë intervistës, Alma nuk e ceku aspak ndarjen nga bashkëshorti.

Pjesë e “The Voice of Albania” për pesë vite. Alma tashmë punon si pedagoge në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep leksione për teknikë zëri, këndim jazz dhe musical. Me bashkëshortin u njoh në Tiranë në kulmin e saj si artiste, në kohën kur kishte fituar çmimin “Intepretimi më i mirë” i Festivalit të Këngës në vitin 1995.

Ndërkohë në profilin e “Instagram”-it të Almës, vihet re se ajo nuk ka më asnjë fotografi me bashkëshortin. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve.