Reagimi i dy ish-mikeshave/ Bëjnë sikur iu dhimbset Doktori i Fiksit dhe nuk lëshojnë një fjalë për TV që e pushoi nga puna

Reagimi i dy ish-mikeshave/ Bëjnë sikur iu dhimbset Doktori i Fiksit dhe nuk lëshojnë një fjalë për TV që e pushoi nga puna

October 17, 2022 0

Moderatoret Arbana Osmani dhe Kozeta Kurti kanë reaguar pas një interviste të rrallë të Doktorit të “Fiksit”. Pas shumë kohësh i ‘zhdukur’ nga ekranet shqiptare, Gentjan Pjetri ose siç e njohin të gjithë Doktori i “Fiksit” ka prekur mbarë publikun. Dhe ish-mikeshat, pssi kanë kujtuar kohën kur kanë punuar me të, kanë lënë të kuptohet se mirë do ishte që ai të mos fliste, të mos e dinim që është ashtu siç është…

Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërrsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak. “Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai ndër të tjera ku nuk i mbajti dot as lotët. Pas kësaj interviste ka reaguar Kozeta Kurti, ish-kolegia e Doktorit në radio e cila shprehet se po të ishte në dorën e saj do t’i kishte lënë publikut në memorie Doktorin e dikurshëm.

“Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm,  për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend…. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale. Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!”, shkruhet në postimin e saj ku e ka shoqëruar me disa foto nga kohët e vjetra.

E ‘revoltuar’ ndaj reagimeve të njerëzve të cilët shprehën keqardhje për Gentin ishte dhe Albana Osmani. Sipas saj, Doktori nuk ka nevojë për mëshirë pasi ai nuk është aspak një njeri i dobët por përkundrazi është ‘një nga luftëtarët më të fortë që ajo njeh’.

Postimi i  plotë Albana Osmanit:

“Gent Pjetri , apo Doktori i Fiks Fare shume i dashur per publikun dhe shume i dashur nga te gjithe ne qe e njohim nga afer .

Nuk ka nevoje te perdoret ne momente delikate !! Dhe ju garantoj qe nuk ka nevoje as per meshire në thelb .

Thjesht jane momente delikate , qe kushdo në jete i kalon në forma te ndryshme , dhe pse disa jane me te forte per te “fshehur“ . Madheshtia e tij dhe pse në kohe dobesie dhe fjalesh ‘blur’ , nuk zvogelohet per te gjithe ata qe e njohin nga afer e kuptojne edhe kur eshte i dobet dhe e duan njesoj. Ai në fakt nuk eshte aspak i dobet , perkundrazi eshte nje nga luftetaret me te pamposhtur qe njoh qofte edhe me sfiden e tij “nje gote me shume “ .

Se jeta nuk na perkedhel gjithmone . Gent Pjetri eshte me shume se sa prezantues , me shume se sa aktor, ai eshte nje artist i madh qe personalisht kam patur fatin te punoj me te dhe te mesoj prej tij shume . Eshte bekim te kesh permbi te gjitha , te kesh nje Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli qe pertej anes profesionale qe mbetet në histori , kam qene e impresionuar se sa shume kujdesej per stafin . Se fundja puna eshte pune , ku ka kerkese pune dhe ritem dhe ditet nuk jane njesoj asnjehere .

Por aty punohet si brenda nje çatie shtepie. Te besh televizion eshte sfiduese dhe publiku eshte dalluesi dhe gjykuesi me i mire i cilesise , edhe pse në mendesine time se fundmi cilesia shpesh ka çeduar , pasi edhe vete bota eshte revulucionarizuar nga “fenomenet “ qe perbejne lajm e ngjarje ‘dhe pse keq mbetet mire’ se lufta behet per vemendje . Keshtu kushdo qe vuri Doktorin në vemendje dhe shfrytezoi nje moment delikat te tij , nuk bete me shume se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njeri i rralle me nje zemer si askush dhe nuk i bete asgje .

Doku ti ske nevoje të te thone bravo dhe besoj kjo ka qene nje nga ato autoironite e tua ,se vetem aq here sa ke shkundur audiencen se qeshuri në studio keto jane bravo-t qe shpirti te ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur .

Tashme do te thoja qe te dua shume po shume , dhe forca se kemi gjysmen tjeter perpara dhe padyshim i mungon Ekranit 📺 Duhet te jesh aty per ate qe TI je dhe po , kjo eshte sfida ! Tupu ime ❤️”

revista.one/