“Unë prapë s’u ndala tu të dasht…”, Elgit Doda publikon mesazhet intime për…

“Unë prapë s’u ndala tu të dasht…”, Elgit Doda publikon mesazhet intime për…

October 17, 2022 0

Elgit Doda kopjon stilin e komunikimit të Canye West. Këngëtari shqiptar ka hequr të gjitha postimet e tij, dhe ka nisur të publikojë disa foto-screenshot të mesazheve të celularit.

Kjo na kujton fotot që Kanye West publikonte, të cilat përmbanin mesazhe me persona të ndryshëm, mes tyre edhe Kim Kardashian.  Por ndryshe nga reperi, Elgit Doda nuk e ka bërë të ditur se me kë i ka shkëmbyer këto mesazhe. Ajo që mund të kuptohet nga tekstet e mesazheve është se ato janë fragmente nga projekti i tij i ri muzikor.

Ndërsa në foton e profilit në llogarinë e tij në Instagram, Elgit Doda ka vendosur një sfond kryesisht të zi.

Elgit Doda ka qenë mjaft aktiv vitin e fundit me projeketet muzikore. Këngët me Donald Veshajn, ku një u publikua gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother Vip”, kanë pasur mjaft sukses dhe me sa duket producenti dhe këngëtari do të sjellë së shpejti gjëra të reja. Dhe kjo është mënyra me të cilën po i prezanton për fansat e tij.

revista.one/