Rebelohen këngëtarët, Xeni: Politikanët takojnë 2 mijë vetë, ne s’lejohemi të bëjme dasma!
April 16, 2021Rebelohen artistet ndaj kufizimeve antiCOVID qe ka vendosur qeveria e Kosoves. Këngëtari i njohur shqiptar, Shkelzen Jetishi – Xeni, ka reaguar në lidhje me masat e shtrënguara të Qeverisë së Kosovës për mos-lejimin e aktivitetit normal te lokaleve dhe dasmave.
Ai e mori fjalen në një takim të zhvilluar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë. Këngëtari nga Gjakova ka kritikuar Qeverinë që nuk po lejon organizimet e dasmave, ndërkohë që për vete mbajtën fushata me numër të madh njerësish.
“Zotërinj nga partitë politike që përfaqësojnë popullin i kanë future deri në 100 e 2000 mijë vetë e neve nuk ka lejojnë jo 500 po 200 ose 150 vetë. Unë jam pjesë e juaja edhe në pjesën e sallës së dasmave, i përkas një subjekti i cili është pa asnjë të ardhur që 500 ditë. I mbështes ato kërkesa që i keni vendos ju, tek personat që ju i përmendet”, ka thënë Xeni.
Tutje, ai ka shtuar se në Kosovë po punohet me standarde të dyfishta.
“Unë mendoj që duhet të punohet me një standard e jo me dy standard. Jemi dëshmitar që në këtë sallë i zënë mesatarisht 500 persona. Ndërsa ata i mbushnin salla me nga 2 mijë persona. Shumë e padrejtë”, ka shtuar ai.
Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe këngëtari tjetër i njohur, Afirm Muçiqi. Edhe ky, në vazhdimësi ka krijuar nga organet qeverisëse që të lejojnë mbajtjen e dasmave.