Elvana Gjata publikon  minialbumin me 7 këngë të reja

Elvana Gjata publikon minialbumin me 7 këngë të reja

April 16, 2021 0

Këngëtarja Elvana Gjata sot publikon EP-në e rradhës, të titulluar “Çelu”.

Ky mini-album do të përmbajë shtatë këngë të reja të cilat tashmë janë të publikuara vetem në rrjetin “Spotify”.

Projektet janë të zhanrit baladë dhe tërësisht larg komercializmit.

“A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” do të vijnë të gjitha edhe me imazhe në kanalin e këngëtares në Youtube.

Deri në publikimin e tyre në Youtube, 19 minuta me këngë të reja të Elvanës mund t’i shijoni në “Spotify”.

Jeta artistike e Elvanes

Elvana Gjata lindi më 3 shkurt 1987 ne Pajova dhe është një këngëtare ne R’n’B e muzikë pop. Emri i saj nuk është i rastësishëm në botën e muzikës. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën “Të këndojmë së bashku”.

Merr pjesë në spektaklin “Kërkohet një yll”, dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, “Ethet e së premtes mbrëma”.

Tek “Kënga Magjike” paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy Gramm. Kënga e saj “Vetëm Zoti e di”, ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë dhe në Shqipëri. Ishte vetëm 18 vjeç dhe kishte filluar përgatitjet për albumin e saj të parë.

Flori Mumajesi ishte producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e Radio NRG, dhe Andy Gramm. Albumi do të shoqërohej edhe me një videoklip, që u filmua jashtë vendit. Nderkaq, ajo po përgatitej edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve.

Elvana do te mare serish pjese te “Kenga Magjike” ne 2007. Ajo u paraqit me nje nder hitet e saj ” Ku Jeton Dashuria Ime”. Kenga ishte me kompozim te Flori Mumajesit dhe tekst te Aida Barakut. Elvana do te rrembente cmimin e trete. Ajo do te rikthehej ne kete kompeticion ne 2009 me “Dhe Zemra Ndal”. Edhe kjo kenge ishhte kompozim i Flori Mumajesit, dhe zuri vendin e dyte.

Ne 2011 Elvana merr pjese per here te pare ne Top Fest 8 dhe arrin te marre cmimin dhe best female me baladen “Me Ty”. Ne 2012 Elvana Gjata perfaqeson Shqiperin ne Ballkanika Music Award dhe aty merr cmimin best video ne nominim me Alexandra Stan. Me pas Elvana publikoi një tjetër Hit i titulluar ‘Beso’ se bashku me artistin nga Kosova 2po2.

Në shkurt të 2014 – ës Elvana nxori në treg një klip të ri i shume pritur nga fansat i titulluar ‘Disco Disco’ në bashkëpunim me KAOS. Ne 2015, theu rekorde për shikueshmëri në You Tube. Videoja e këngës ‘Kuq e Zi Je Ti’ në bashkëpunim me Flori Mumajesi morri 300 mijë klikime në vetëm 1 ditë. Kënga me temë patriotike do të shërbente si himn i kombëtares Shqiptare gjatë ndeshjeve të Euro 2016.