Refuzimi i parë në “Për’puthen  +40”,  Luljeta thotë  “Jo” pas takimit 4 minuta

Refuzimi i parë në “Për’puthen +40”, Luljeta thotë “Jo” pas takimit 4 minuta

March 20, 2021 0

Në “Për’puthen +40” pati 3 hyrje të reja. 2 gra të divorcuara dhe një zotëri 64 vjeçar ju bashkuan konkurrentëve të tjerë

Stela Nikolla 41 vjeçe nga Vlora tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me elegancën e saj. Ajo tregoi se ka 2 vite e gjysmë e divorcuar dhe se është nënë e një vajze 10 vjeçe. Stela zgjodhi për një takim 4 minuta Armandon dhe ky i fundit u shpreh shumë i emocionuar. Gjithashtu ajo zgjodhi sërish djalin nga Elbasani për takimin e javës së ardhshme

Lindita Bimi nga Tirana tregoi se është e divorcuar dhe nënë e dy djemve. Ajo zbuloi se jeton në Itali e merret me punë të ndryshme dhe që në fillim shprehu pëlqimin për Ndriçimin, të cilin  e zgjodhi për takimin e javës së ardhshme.

Hyrja më e veçantë e kësaj jave ishte 64-vjeçari, Roland Caushi nga Tirana. Ai tha se kishte ardhur në program vetëm për Luljetën, zonjën nga Fieri. Ata të dy zhvilluan një takim 4 minutash me njëri-tjetrin, por Luljeta e refuzoi Rolandin. Ajo tha se nuk mund të ndihet mirë pranë një burri të divorcuar, ndaj nuk pranoi për ta njohur më tej. Ndërkohë zonja tjetër, Shqipja pranoi që të njihet me Rolandin dhe ai vendosi të qëndronte në emision për të.