“Refuzimi” ndaj Luizit, Aurela Gaçe: Më përdorën mish për top për klikime

“Refuzimi” ndaj Luizit, Aurela Gaçe: Më përdorën mish për top për klikime

August 6, 2023 0

“Aurela refuzon bashkëpunimin me Luizin”- ky ishte titulli i mediave kohët e fundit. E gjitha nisi në një intervistë të dhënë nga Aurela Gaçe për “Pushime on Top” ku u pyet lidhur dhe me dëshirën e shprehur nga Luizi për një bashkëpunim mes tyre.

“Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën. Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij. Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “wow” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi. Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh”, tha Aurela Gaçe.

Mirëpo kjo deklaratë u përdor në rrjet si refuzim, e madje shkaktoi edhe debat në rrjet. Gazetari Mentor Kikia tha se nuk duhen krahasuar nivelet e Aurelës dhe Luizit, e më pas ky i fundit reagoi duke ia listuar arritjet në karrierë.

Për t’i vënë pikat mbi “i”, Aurela sqaron se titulli i “Top Channel” u bë për klikime, e se me ndërhyrjen e saj është ndryshuar.

Ja komenti i saj i plotë:

Nuk ka faj njeri jo. Fajin e kam unënqë jap përgjigje. Por lajmin, titullin, e paska bërë vetë Top Channel. Sigurisht na shohin si klikime, se ke demtojnë, se çfare sajojnë n

Mirëpo kjo deklaratë u përdor në rrjet si refuzim, e madje shkaktoi edhe debat në rrjet. Gazetari Mentor Kikia tha se nuk duhen krahasuar nivelet e Aurelës dhe Luizit, e më pas ky i fundit reagoi duke ia listuar arritjet në karrierë.

Për t’i vënë pikat mbi “i”, Aurela sqaron se titulli i “Top Channel” u bë për klikime, e se me ndërhyrjen e saj është ndryshuar.

Ja komenti i saj i plotë:

Nuk ka faj njeri jo. Fajin e kam unë që jap përgjigje. Por lajmin, titullin, e paska berë vetë Top Channel. Sigurisht na shohin si klikime, se kë demtojnë, se çfarë sajojnë në kurriz të kujt, s’ka problem per ta! Sot u ktheva në Tiranë, dhe shumë vonë pashë titullin e bërë në webin e vetë Top Channel. E ndërruan mbasi i kontaktova e u kërkova llogari, por tani, tepër vonë. Faji ngelet jetim!

Vini re, vini re! O zot, çfare ndodh në këtë vend, vetëm nga një titull karrem, nuk di, nuk kam fjalë. Degjoni atë që kam thënë. Shikoni intervistën. Lexoni atë që kam shkruar. Eshtë mese e qarte, e zeza mbi te bardhë. Kam dhene respekt dhe vetem kaq. Madje, kam thene se une bej bashkepunim le per qejf e jo per fame. Apo nuk kuptohet mire as kjo? Ai talentin e ka pasur edhe me pare, dhe mund te ndodhte nje bashkepunim edhe pa pasur kete zhurme. Une e vleresoj zerin, edhe pa famë. Edhe vete bashkepunimet e mija bder vite jane treguar se nuk kam rendur mbas fames se dikujt por kam bere bashkim energjish me njerez e artiste qe vleresoj. Pra, nese kam thene se unenketu do te jem edhe mbas 29 vitesh, eshte shume e qarte se jam gati te kendoj me dike qe ka talent edhe mbasi fama te bjerë ose te venitet. Me qarte se ka s’di. Me shume respekt se kaq, prape nuk di. Titulli karrem i perdorur per te ndezur gjakra u be, u sajua. Bravo. Mua, me perdorën MISH PËR TOP. Hallall. Jeta vazhdon.