Reperi Getinjo: Punoja në ndërtim nga mëngjesi deri në mbrëmje

Reperi Getinjo: Punoja në ndërtim nga mëngjesi deri në mbrëmje

December 8, 2022 0

Reperi i njohur Getinjo është një prej banorëve më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ai e nisi aventurën e tij në këtë spektakël të hënën, teksa qysh në ditët e para ka filluar të bëhet mjaft i përfolur me deklaratat e tij brenda shtëpisë.

Së fundmi, teksa bashkarisht banorët flisnin për njerëzit që nuk duan të punojnë, reperi ferizajas zbuloi se dikur nga kushtet e dobëta ekonomike ishte detyruar të punonte në ndërtim.

“Unë vet kam punuar kamarier, shankist, kam lyer, e kam kapur hilltin në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, ka thënë reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.