Represion psikologjik nga policia ndaj “Kuqezinjve”: Hiqni dorë nga thirrja për bojkotimin e Bregoviçit
August 18, 2021Tifozët Kuqezi thonë se janë përballur me represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë dhe se dhjetëra përfaqësues dhe anëtarë të tyre janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja për bojkotimin e këngëtarit serb, Goran Bregovic, në festivalin e birrës në Korçë.
Pjesëmarrja e artist serb në ‘Festën e Birrës’ në Korçë ka nxitur reagime të shumta duke nxitur tërheqjen e yjeve nga Kosova, ndërsa Tifozat Kuq e Zi janë në mesin e atyre që kanë bërë thirrje për bojkotimin e tij.
“Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative”.
“Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë”.
Nuk na frikësoni! Nuk zmbrapsemi! Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!”, thuhet në postimin e Tifozave Kuq e Zi, të cilit i kanë bashkëngjitur hashtagun ‘bojkotoBregovicin’.
revista.one/