Reshjet përmbysin disa qytete në Spanjë, veturat notojnë në ujë dhe shkulen pemë
September 2, 2021Reshjet e dendura të shiut që ranë dje, në Spanjën lindore shkaktuan përmbytje në disa qytete ku përrenjtë përfshinë vetura dhe pemë.
Në vetëm gjysmë ore, një reshje shiu shkaktoi rrëshqitje të madhe të dheut në qytetin Alcanar, 200 kilometra në jug të Barcelonës, sipas pamjeve të postuara në mediat sociale.
Deri tani nuk raportohet për viktima. Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të mos dalin në rrugë dhe trafiku është ndërprerë në dy rrugë në zonë, si dhe në disa linja hekurudhore.
Videoja e mëposhtëme tregon sitzatën në Toledo, ku vërshimi j ubit mori para makinat dhe mobilje të shtëpive të përmbytura.
Shirat e dendur po bëhen më të zakonshëm në Spanjë. Në muajin shtator të vitit 2019, shtatë persona u vranë në juglindje të vendit gjatë një stuhie dhe 13 u vranë në vitin 2018 në Mallorca.
Me ngrohjen globale, atmosfera përmban gjithnjë e më shumë avuj uji, të cilat rrisin reshjet e dendura, thonë shkencëtarët. Shiu dhe faktorë të tjerë të lidhur me shfrytëzimin e tokës më pas shkaktojnë përmbytje.
revista.one/