(VIDEO) Irlandezi ia bëri ters penalltinë, Ronaldo e gjuan me shpullë

(VIDEO) Irlandezi ia bëri ters penalltinë, Ronaldo e gjuan me shpullë

September 1, 2021 0

Cristiano Ronaldo u rikthye në fushë të mërkurën në mbrëmje ku Portugalia po luan ndaj Irlandës.

Portugezi kishte një mundësi të artë për të thyer rekordin, kur Portugalia fitoi penallti brenda minutës së 15-të.

Por para gjuajtjes së penalltisë i ndodhi një incident me irlandezin Dara O’Shea. Ky duke kërkuar ta shpërqendrojë Ronaldon, goditi topin pasi portugezi e vendosi te pika e bardhë.

Sulmuesi legjendar u nervozua që O’Shea e goditi topin, dhe e goditi me shpullë duke shfaqur zemërimin.

36-vjeçari, i cili nënshkroi zyrtarisht për Manchester Unitedin në fillim të kësaj jave, po kërkon të bëhet golashënuesi më i mirë në histori sa i përket golave me kombëtaret. Ai kishte gola sa Ali Daei në krye të klasifikimit me 109 gola.

Por VAR vendosi që veprimet e Ronaldos nuk ishin të denja për karton të kuq.

Ronaldo pastaj pas këtij nervozizmi humbi penalltinë.

Portieri irlandez Gavin Bazanu, që luan tek Portsmouth i huazuar nga Manchester City, arriti të kuptojë krahun dhe të presë topin e goditur nga Ronaldo.

Kjo ishte hera e parë që Ronaldo humbi një penallti për Portugalinë në shtatë përpjekjet e fundit.

Krejt në fund ishte Ronaldo ai që gjeti golin e barazimit në në minutën e 90-të, pastaj edhe të fitore në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Portugalia ka 8 pikë dhe është lider në grupin e saj.

revista.one/