“Right Now Na Na Na”, Akon dhuron spektakël në Prishtinë
August 12, 2023Capital T mbrëmjen e djeshme (e premte) ndezi Prishtinën me koncertin madhështor “Time Capsule II”.
Ai performoi këngët e tij të famshme, ndonëse numëron hite të mëdha – pasi ka nisur karrierën që në moshë të re.
Përveç disa artistëve të tjerë të vendit, për të performuar i ftuar special ishte ylli me famë ndërkombëtare, Akon.
Aliaune Damala Badara Akon Thiam (emri i vërtetë) erdhi për herë të parë në Kosovë, ndërsa dhuroi spektakël përpara një turme të madhe.
50 vjeçari vodhi vëmendjen e shfaqjes me mënyrën e interpretimit të këngëve e po ashtu edhe me lëvizjet skenike.
“Right Now Na Na Na”, “Lonely”, “Beautiful”, “Sorry, Blame It On Me” – janë vetëm disa nga hitet që i këndoi përpara publikut shqiptar.
Në disa raste, artisti u hodh në publik, e kërceu bashkë me të, ndërsa përshëndeste të pranishmit.
Performanca e Akon nuk ka dyshim se do të mbahet mend nga të gjithë, i cili po ashtu u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë.
Ndërkohë Trim Ademi i njohur ndryshe me emrin artistik Capital T, mbrëmë (e premte) shkroi historinë në qytetin e tij, Prishtinë.
I kthyer pas katër vitesh me një koncert madhështor në parkingun e ‘Pallatit të Rinisë’, pas atij në Tiranë, Kapo ia dha vulën me organizimin e përmasave ndërkombëtare.
Veç Capital T, që interpretoi hitet e tij të realizuara ndër vitesh, kishte edhe shumë yje të tjerë të famshëm si të ftuar specialë.
Kanita, Lluni, Il Ghost dhe Rina Balaj – ishin këngëtarët që nisën mbrëmjen madhështore, duke vazhduar më pas me artistë të tjerë, të cilët kanë qenë në vëmendje prej shumë vitesh.
Në një ambient me 31 vjeçarin nuk mund të mungonte as, 2po2, Elvana Gjata, Lyrical Son, MC Kresha, Ledri Vula, Alban Skënderaj e Majk.
revi