Pas mbylljes së Klanifornia-s, Albano kthehet në Vizion+: Do bëj një “One Man Show”

Pas mbylljes së Klanifornia-s, Albano kthehet në Vizion+: Do bëj një “One Man Show”

August 12, 2023 0

Emisioni “Klanifornia” nuk do të vazhdojë më të shfaqet në televizionin Klan.

Me këtë rast, Albano në një live në Tik Tok, u shpreh se së shpejti do të vijë me një emision të tijin.

Aktori tha se do të jetë një late night show, ku ai do të shprehë të gjitha aftësitë e tij.

“Do të fillojë tani nga mesi ose fundi i shtatorit tek Vision Plus. Do të hap një emision timin. Jam vetëm unë. Do ta bëj shumë të bukur. Do të shikoni të gjitha vlerat e mia si aktor. Të gjithë gjërat që nuk i kam shpërfaqur se kam qenë me njërëz të tjerë, do t’i shpërfaq.”

Kujtojmë që edhe më herët Albano ka punuar në “Vision Plus” me formatin e athershëm “Apartamenti 2xL”.

Mbyllja e spektaklit erdhi e papritur edhe për aktorët pjesëmarrës, pasi vetë Albano ka treguar se atyre lajmi i mbylljes iu është treguar në muajin prill, kur në fakt do të mbyllej në qershor. Pra as tre muaj para.

“Na erdhi një ditë pronari dhe i tha Turit në prill që në qershor mbyllet “Klanifornia”. Nuk mund të thotë njeriu tre muaj para, për tre muaj ikni ju. E di që tre muaj është ligjërisht. Po unë nuk jam roje objekti. Duhet të më thuash një vit para që të rri të mendohem një vit ta ndaj jetën në mes midis punës që po bëj për ty dhe projektit të ri. Nuk mund të thuash tre muaj para shkoni ku të doni se mua kaq më duheshit,”-shprehet Albano.

revista.one/