Rike Roçi eliminohet nga televotimi në Big Brother VIP

Rike Roçi eliminohet nga televotimi në Big Brother VIP

April 13, 2024 0

Rike Roçi largohet nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo ishte banorja më pak e votuar nga publiku.

Rikja tha se ky vendim për të ishte i papritur dhe se nuk i kishte bërë gati valixhet.

Ky largim i saj u prit me mërzitje nga Roza, me të cilën kishte miqësi brenda Big Brother VIP.

Ndërkohë, Liam, Egla, Françeska, Erjola, Meritoni, Lidi, Jetmiri dhe Romeo janë banorët që shkojnë në televotim këtë javë.

Publiku do të mund të votojë se kë do të shpëtojë, ndërsa të martën do të dalin në televotim dy më pak të votuarit dhe të shtunën e ardhshme do të dalë njëri prej tyre.

Votat e marra deri të martën do t’u bashkohen atyre që do të merren deri të shtunën.

revista.one/