Rikthehet Ledjana Prenga/ Dështoi në ‘Për’puthen’, por zbulon dashurinë e re

Rikthehet Ledjana Prenga/ Dështoi në ‘Për’puthen’, por zbulon dashurinë e re

October 31, 2022 0

Ledjana Prena, ish-konkurrentja e Për’puthen është distancuar nga ekranet duke u marrë me biznesin e saj. Së fundmi, ajo është shfaqur në ‘Prive’ ku ka treguar ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj.

Ledjana tashmë është minus 20 kilogramë më pak dhe zbuloi se është në një marrëdhënie me një djalë nga Kosova.

“Mund të them që jam shumë e lumtur duket edhe buzëqeshja dhe qetësia që më karakterizon. Jam në lidhje me një djalë nga Kosova, më pëlqejnë shumë kosovarët, e kam shprehur dhe jam tepër e lumtur, kaq mund të them”, tha ajo duke mos dhënë më shumë detaje për mashkullin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën.

 Ndërkaq, ajo zbuloi se ka në plan që të zhvendoset në Gjermani për të jetuar atje ku mendon të ushtrojë profesionin e saj të dentistes.