Rinas, avioni në prag aksidenti, sapo do të ngrihej, piloti e frenoi në pistë
May 1, 2021Në prag të një aksidenti avioni në Rinas për shkak të gabimit të pilotit.
Paraditen e sotme në Rinas, udhëtarët e linjës Tiranë-Londër janë tmerruar. Mësohet se pasi kanë hipur në avion, ky i fundit ka dalë në pistë dhe ka marrë shpejtësi për t’u ngritur në ajër.
Mirëpo, në këtë moment piloti ka konstatuar se ka qenë mbi normat e lejuara të shpejtësisë. Ao është detyruar të bëjë një frenim të papritur në mes të pistës. A2 CNN shkruan se pasagjerët janë trembur nga ky veprim i papritur. Deri tani nuk raportohet se ka të lënduar.
Ata kanë zbritur në mes të pistës dhe më pas një linjë tjetër i ka marrë dhe është nisur nga Tirana për në Londër. Sipas raportimeve paraprake, shkak për këtë veprim ka qenë tejkalimi i shpejtësisë së avionit në nisje.
Ndërkohë, nga Aeroporti apo dhe autoritetet e tjera përgjegjëse nuk ka një reagim zyrtar për rastin.
revista.one/