Riniani gjen dashurinë jashtë “Për’puthen”: Ja pse ika nga programi

Riniani gjen dashurinë jashtë “Për’puthen”: Ja pse ika nga programi

May 20, 2021 0

I ftuar sot në programin “Shqipëria Live”, Riniani tha se në jetën e tij ka hyrë një vajze. Ai zbuloi se ajo i ka rrëmbyer zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë. Vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.

Para 1 jave Riniani lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”. Në fakt publiku e kishte vënë re prej ditësh mungesën e tij dhe më në fund ai konfirmoi se nuk është më pjesë e programit.

Miq, Faleminderit te gjitheve per Suportin, Kritikat edhe Komplimentet e pafundme qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne Perputhen . Kam marre mesazhe te shumta per mungesen time, doja t’ju njoftoja ashtu si e keni pare, une nuk jam pjese e programit ka 3 jave, arsyet do vijne se shpejti!Faleminderit edhe shume mirenjohje per te gjithe ju! Ju dua shume”, shkroi Riniani.

Për këtë lidhje të re ai falenderoi “Për’puthen”, duke u shprehur se u bë shkak për këtë njohje, që po i jep kaq shumë lumturi.
Ndërkohë, pas lajmit se kanë nisur audicionet për “Big Brother Vip”, është përfolur se disa nga konkurrentët e “Për’puthen” do të marrin pjesë. A do të pranonte Riniani, nëse do të merrte një ftesë të tillë?

“Unë jam pro eksperiencave të reja, por për momentin nuk do ta kisha pranuar se po i jap përparësi punës”, u përgjigj ai.

revista.one/