Rita Ora përkrah Taika Waititit: Do të prezantojmë “MTV European Music Awards 2022”

Rita Ora përkrah Taika Waititit: Do të prezantojmë “MTV European Music Awards 2022”

October 26, 2022 0

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi do të bashkë-prezantojnë MTV Europe Music Awards (EMA) muajin e ardhshëm.

Ora, 31 vjeç dhe Waititi, 47 vjeç, do të bëhen çifti i parë që do të jenë nikoqirë të shfaqjes së çmimeve që mbahet në “PSD Bank Dome” në Dusseldorf, Gjermani, më 13 nëntor ( e diel).

Një foto në faqen e Instagramit të MTV EMAs paralajmëroi njoftimin. Ajo shfaq këngëtaren duke pozuar me një fustan jeshil përkrah Waititit, i cili ishte i veshur me një kostum gri.

“Ne jemi të entuziazmuar që do të prezantojmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV-EMA” 2022 në Dusseldorf të Gjermanisë” thotë Rita në Video teksa Taika qëndron pranë saj. Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës më parë ishte nikoqire e “EMA 2017” që u mbajt në Wembley Arena të Londrës, gjatë së cilës ajo mori disa nominime dhe fitoi çmimin “Power of Music”.