Rita Ora shkëlqen në hapjen e sezonit të ri të “The Voice Australia”

Rita Ora shkëlqen në hapjen e sezonit të ri të “The Voice Australia”

August 8, 2021 0

Sezoni i ri i “The Voice Australia” do të shfaqet premierë sot, ora 19:00.

Konkursi më i madh i muzikës do të bëjë debutimin në një ambient të ri me një panel të yjeve më të mëdhenj e artistë të klasit botëror.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila prej muajsh ka qenë duke qëndruar në Australi.

Ajo së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale ku u shpreh se është tejet e lumtur për pjesëmarrjen dhe se mezi pret të zbulojë talenët e tyre.

“The Voice Australia ka nisur. Jam shumë e emocionuar për këtë. Isha shumë e mirëpritur në Australi nga njerëzit e tyre të mahnitshëm dhe mezi pres që t’i shihni talentët e tyre”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e hitit “Anywhere” ndërkohë u shfaq e mrekullueshme në një fustan blu shkëlqyes.

revista.one/