Mikele ia mori për vallëzim, nis përplasja me Ritvanën për Argjendin

Mikele ia mori për vallëzim, nis përplasja me Ritvanën për Argjendin

September 14, 2021 0

Në puntatën e djeshme në formatin e dashurisë “Për’puthen”, moderatorja Bora Zemani lexoi pyetjet e publikut për Mikelën, ku dikush i kërkonte kësaj të fundit që të bënte zgjedhjen e saj – një ndër djemtë për të kërcyer me të.

E vënë në mes të zgjedhjes ajo preferoi që të ishte Argjendi ai që do të ishte partneri i saj në kërcim, por kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer aspak Ritvanës e cila ka dalë në takimin e parë me të.

Kërcimi mes Mikelës dhe Argjendit ka sjellë përplasjet dhe debatet e para të gocave të reja në “Për’Puthen”.

Ritvana madje i kërkoi llogari edhe Argjendit pasi sipas saj nuk është normale që ai ka kërcyer me një person tjetër kur asaj i ka kërkuar një takim të dytë.

Nga ana tjetër, konkurrenti është shprehur se i duket një gjë mjaft normale duke qenë se është akoma fillimi dhe nuk i njeh shumë vajzat e programit.

Ritvana: Të duket normale që të kërcesh me një person tjetër? Kur ti më ke kërkuar një takim të dytë dhe kemi dalë në një takim?

Argjendi: Po më duket shumë normale sepse unë aq ju njoh.

Ritvana: Aaaa ok, në rregull.

revista.one/