“Rock in Rio”, Dua Lipa dhe Rita Ora bëhen bashkë në Brazil
September 11, 2022Dashur-padashur dy artistet do bëhen me bashkë mbrëmjen e sotme në Brazil, pasi të dyja janë ftuar të performojnë në festivalin “Rock In Rio 2022”. ‘Rock in Rio’ është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë që nisi në Brazil dhe më vonë u degëzua në vende të tjera si Lisbona, Madridi dhe Las Vegas. Këtë vit dy organizime janë konfirmuar tashmë. Lisbona priti edicionin e 9-të në datat 18, 19, 25 dhe 26 qershor në Bela Vista Park. Rio de Zhaneiro priti edicionin e tij në datat 2, 3, 4 dhe 8, 9, 10, 11 shtator me këngëtarë si Justin Bieber, Coldplay, Demi Lovato, Jessie J etj.
Dy këngëtaret shqiptare pavarësisht famës dhe suksesit ndërkombëtar asnjëherë nuk janë bërë bashkë, ndryshe nga sa kanë vepruar me Bebe Rexhën, krah të cilës të dyja janë shfaqur disa herë.
Ndërkohë Dua Lipa ka disa ditë që ndodhet në Brazil, ku edhe rinisi turin e saj “Future Nostalgia”. Për herë të fundit, ajo u shfaq e qeshur me disa truprojave teksa shkonte për në një helikopter që do e çonte në festivalin vjetor të qytetit.
Kurse Rita tregoi fizikun e saj të tonifikuar me bikini të kaltra, duke marrë rreze dielli pak orë para performancës së saj ditën e sotme.
Më herët, Rita Ora pozoi pranë statujës simbol të Rios.
Gjatë konferencës për shtyp para koncertit në Tiranë më 6 shtator, Rita Ora foli për herë të parë në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi mes saj dhe Dua Lipës.
Në përgjigjen e saj Rita Ora e buzëqeshur përmendi fillimisht hapat e parë të karrierës së sa, e cila nisi rreth një dekadë më parë. Këngëtarja tha se ndihet shumë me fat dhe e lumtur që vendi jonë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë. Sa i përket bashkëpunimit, Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë kjo kohë ajo është “gati.”
“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”- tha Rita Ora.
revista.one/