(VIDEO) “S’rrinë dy alfa në një film”, Olsi Bylyku tregon pse nuk e mori partneren e tij në aventurën e re në rolin e një polici

(VIDEO) “S’rrinë dy alfa në një film”, Olsi Bylyku tregon pse nuk e mori partneren e tij në aventurën e re në rolin e një polici

September 11, 2022 0

Olsi do të jetë protagonist i një filmi me emrin “Policë për kokë” përkrah Nik Xhelilajt, ku do të ketë rolin e Xhinos, një polic naiv që nuk e njeh shumë profesionin dhe do të jetë një “problem” për kolegun, Maksin.

Po Egli, a do jetë pjesë e filmit? Ose e ndonjë projekti të tillë në të ardhmen?

Prej më shumë se 4 vitesh në një marrëdhënie, Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë një marrëdhënie aq të konsoliduar, sa që jo vetëm bashkëjetojnë, por janë bërë partnerë edhe në skenë. ii

“Jo, po pse ta marr në film, o njëri o tjetri pra. S’rrinë dy alfa në një film se dy alfa në një këngë rrinë. Po pse ta shfrytëzojmë direkt që tani? Sa ulemi bashkë, vetëm për filmin nuk flasim. Seriozisht, sa herë mbaroj regjistrimin që shkoj të takohemi te shtëpia, kemi 3-4 orë gjithë skenat dhe ajo gjithmonë në fund ka një llaf të vetin, “po mos ma trego se e mora vesh”, tha ai në një intervistë për “Jo vetëm modë”.

Ndërkohë kanë nisur xhirimet për projektin më të fundit nga ‘BlueBerry’s Production’. “Policë për kokë”, një film me zhanër aksion-komedi. Por, veçantia më e madhe e këtij prodhimi janë dy rolet kryesore, Nik Xhelilaj i cili rikthehet pas kaq shumë kohësh për të ushtruar profesionin e tij në një film shqiptar dhe Olsi Bylyku, aktor i cili u bë i njohur për publikun me rolet e tij në programin më të njohur të humorit ‘Portokalli’ dhe më pas vazhdoi karrierën e tij në spektakle të tjera.

Djemtë do të kenë rolin e dy policave që janë miq me njëri-tjetrin dhe do t’i shohim në një mision special, përvec misionit kryesor që është të na bëjnë ne të qeshim. Niku do të mbajë rolin e një dedektivi me profil serioz, ndërsa Olsi partneri i tij do të jetë krejt e kundërta, ashtu si jemi mësuar ta shohim tanimë.

Ende nuk ka një datë se kur do të mund ta shohim dhe kur do të jetë premiera e filmit, megjithatë xhirimet kanë nisur dhe mund ta presim shumë shpejt këtë projekt të veçantë për kinematografinë shqiptare.

revista.one/