Roja i sigurisë i nxori nga Clubi, zbadhet motivi i plagosjes në Sarandë: Tre tepelensit u kthyen dhe bën “shoshë me plumba” ORANGE-n

Roja i sigurisë i nxori nga Clubi, zbadhet motivi i plagosjes në Sarandë: Tre tepelensit u kthyen dhe bën “shoshë me plumba” ORANGE-n

June 21, 2021 0

Eshtë ndaluar një nga autorët e plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi. Në prangat e policisë ka rënë Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena. Haderi është ndalur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa policia është në kërkim të dy të kërkuarve të tjerë. Në kërkim, janë dy shokët e tij, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi.Në këtë operacion, veç policisë së Sarandës po marrin pjesë edhe ajo e Gjirokastrës dhe e Tepelenës.

Konflikti ka nisur kur 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri janë nxjerrë jashtë lokalit “Orange” nga roja i sigurisë së lokalit “Orange Club”. Në atë kohë Clubi atë mbrëmje dhe në orët e mëngjesit gëlonte nga muzika live dhe turistët. I ftuar ka qenë një reper nga Tirana, me emrin e artit Matolale.

Arsyet se përse 3 autorët janë nxjerrë jashtë lokalit nuk dihen por ata nuk e kanë lënë me kaq. Janë kthyer me armë duke goditur drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhit. Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk nik me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po shkrepeshin drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35 vjeçarit.

Një ditë më parë edhe policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Orange” është nje nga klubet e natës më të njohura në Sarandë, vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP. Pak ditë më parë Iljadhi, kishte hapur një filial të ri të lokalit “Orange” në Ksamil.

Biznesmeni u dërgua me helikopter drejt Tiranës dhe iu nënshtrua një operacioni te Trauma. Plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve. Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit “Orange” në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. Mësohet se ai nuk ishte person problematik dhe me precedentë penalë.

revista.one/