Rokadë në Teatrin Kombëtar, shkarkohet Hervin Çuli, Altin Basha emërohet drejtor

Rokadë në Teatrin Kombëtar, shkarkohet Hervin Çuli, Altin Basha emërohet drejtor

December 13, 2022 0

Në vendimet e Këshillit të Ministrave të publikuara ditën e djeshme, bëhet me dije se Hervin Çulit është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar, duke u zëvendësuar nga Altin Basha.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
  3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.