Roli i ri në “Portokalli”, kë do të ketë partner Arjola Demiri?

Roli i ri në “Portokalli”, kë do të ketë partner Arjola Demiri?

March 28, 2022 0

Arjola Demiri luan në Portokalli rolin e gruas te skeçi “Çifti i lumtur”. Ajo zbuloi këtë të hënë se së shpejti do të luajë edhe një rol tjetër në program.

Arjola tha se roli është i frymëzuar nga Big Brother Vip dhe bëhet fjalë për tre gra që janë tipike të personaliteteve të grave, herë të kënaqura e herë jo.

Janë ende në kërkim të personazhit të fundit dhe deri kur trioja të plotësohet do të na duhet të presim për të parë me çfarë do të vijë kësaj here aktorja.