Romeo dhe Heidi, puthje në lavanteri para “dasmës”
March 29, 2024Romeo dhe Heidi do të “lidhin kurorë” nesër në një ceremoni plot emocione dhe shumë surpriza, ka njoftuar “BBVA”, në ‘Instagram’. Çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet.
Ata janë parë gjatë mbrëmjes dhe ditën e sotme nëpër shtëpi shumë të afërt me njëri-tjetrin e së fundmi të vetëm në lavaneri larg syve të banorëve të tjerë kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.
Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga njëri-tjeri, por siç duket ata kanë zgjedhur të mos qëndrojnë më në distancë. Një ditë më parë ata shijonin praninë e njëri-tjetrin në oborr, me puthje dhe përqafime dhe siç duket kjo është një shenjë e mirë për lidhjen e tyre.
Banorët vendosën që kjo dasmë të jetë e Romeos dhe Heidit dhe do të organizohet mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 dhe të gjithë banorët do marrin nga një rol për të organizuar këtë festë.
revista.one/